Digjitalizimi
Kalimi nga transmetimet analoge në transmetimet numerike është një proces global i koordinuar nga Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve (ITU). Për rajonin 1 ku Shqipëria bën pjesë, sipas ndarjes rajonale të ITU-së, afatet për përfundimin e tij janë përcaktuar nga Marrëveshja GE-06.
Në këtë aspekt RTSH ka marrë të gjithë hapat e nevojshëm për ngritjen e Sistemit Digjital të transmetimit sipas strategjisë kombëtare të digjitalizimit. RTSH ka ngritur një rrjet transmetimi në sistemin DVB-T2 me 11 Allotmente në të gjithë Shqipërinë. Janë ndërtur 58 stacione transmetimit DVB-T2 neë të gjithë territorin të cilat mundësojnë shpërndarjen e sinjalit në 100% të popullsisë me një cilësi të njëjtë maksimale.
RTSH zotëron 2 frekuenca digjitale në të cilat është bazuar rrjeti i transmetimit DVB-T2.
Frekuenca e parë :
Në këtë frekuencë RTSH transmeton 12 kanale televiziv Kombëtar, 3 Kanale Televiziv Lokal dhe 8 Kanalet Radiofonik të platformës së saj si më poshtë:
Kanalet Televizive Kombëtare Kanalet Radio
RTSH1HD Radio Tirana 1
RTSH2 Radio Tirana 2
RTSH3 Radio Tirana 3
RTSH 24 news Radio Tirana International
RTSH Sport HD Radio Tirana Klasik
RTSH Fëmijë
RTSH Shkollë Radio Tirana Jazz
RTSH Muzikë Radio Kukësi
RTSH Film
RTSH Shqip
RTSH Plus
RTSH Kuvend
Kanale Televizive lokale
RTSH Korça
RTSH Gjirokastra
RTSH Kukësi
Frekuenca e dytë :
Në këtë frekuencë RTSH mundëson transmetimin e të gjithë kanaleve Lokale dhe rajonal të cilët nuk disponojnë një rrjet të tyre Digjital, si News 24, Report TV, A2 report, dhe të gjithë TV locale, sipas allotmenteve përkatëse dhe licensimit nga AMA.
Realizimi i kalimit nga transmetimet analogë në ato numerike është një proces me rëndësi kombëtare dhe më i rëndësishmi i bërë ndonjë herë në fushën e transmetimeve radiotelevizive dhe një nga investimet më të mëdha të RTSH që nga krijimi i saj.
RTSH tashmë ka kapacitete shtesë për rritjen e shumëllojshmërisë të programeve, futjen e teknologjive e shërbimeve të reja mediatike (HD TV, DVB-T2, shërbimet interaktive, etj) dhe Shfrytëzimi i Dividendit Digjital për shërbime të tjera të telekomunikacioneve.